Posedonte substanca narkotike, arrestohet një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës, më saktësisht Policia në Mitrovicë gjatë mbrëmjes së djeshme ka arrestuar  një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Sipas njoftimit nga Policia, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar […]

Posedonte substanca narkotike, arrestohet një person në Mitrovicë
posedonte-substanca-narkotike,-arrestohet-nje-person-ne-mitrovice

posedonte-substanca-narkotike,-arrestohet-nje-person-ne-mitrovice

Policia e Kosovës, më saktësisht Policia në Mitrovicë gjatë mbrëmjes së djeshme ka arrestuar  një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Sipas njoftimit nga Policia, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 0.6 gram.

Po ashtu është bërë e ditur se në cilësi të të dyshuarit është  intervistuar i dyshuari F. I., 23 vjeçar,  shtetas të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit,  i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore./Front Online