Prokuroria deklarohet për krimin brenda familjes në Lipjan, dyshohet për dy vrasje dhe një vetëvrasje

Krimi që ndodhi brenda një famije në Rufc të Lipjanit ka tronditur vendin. Prokuroria informon se dyshohet  për vrasjen e dy personave dhe një vetëvrasje. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit. “Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në […]

Prokuroria deklarohet për krimin brenda familjes në Lipjan, dyshohet për dy vrasje dhe një vetëvrasje
prokuroria-deklarohet-per-krimin-brenda-familjes-ne-lipjan,-dyshohet-per-dy-vrasje-dhe-nje-vetevrasje

prokuroria-deklarohet-per-krimin-brenda-familjes-ne-lipjan,-dyshohet-per-dy-vrasje-dhe-nje-vetevrasje

Krimi që ndodhi brenda një famije në Rufc të Lipjanit ka tronditur vendin. Prokuroria informon se dyshohet  për vrasjen e dy personave dhe një vetëvrasje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj për Express.

E njëjta shtoi se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.

“Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni”, përfundoi Ulaj.