Prokuroria e Shkupit përgatiti kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevski – Palço, i dyshuar për vrasje të dyfishtë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka përgatitur kërkesën për ekstradim nga Republika e Turqisë për personin e dyshuar Lupço Palevski – Palçopër dy vepra penale – Rrëmbim nga neni 141 të Kodit Penal, si dhe dy vrasje në mënyrë brutale të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovski. Prokurori publik ka kërkuar nga organet kompetente në Republikën e Turqisë […]

Prokuroria e Shkupit përgatiti kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevski – Palço, i dyshuar për vrasje të dyfishtë
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka përgatitur kërkesën për ekstradim nga Republika e Turqisë për personin e dyshuar Lupço Palevski – Palçopër dy vepra penale – Rrëmbim nga neni 141 të Kodit Penal, si dhe dy vrasje në mënyrë brutale të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovski. Prokurori publik ka kërkuar nga organet kompetente në Republikën e Turqisë ekstradimin e personit për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe nga INTERPOL, Ankara ka marrë informacion se ai është arrestuar më 05.12.2023 në Republikën e Turqisë,transmeton Portalb.mk.

Krahas kërkesës për ekstradim, autoriteteve turke do t’u dorëzohet dokumentacioni i plotë i nevojshëm – urdhri për procedurë hetimore kundër të dyshuarit, vendim me të cilin Gjykata Themelore Penale e Shkupit caktoi mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe caktoi paraburgimin, si dhe urdhrin për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar.

“Autoritetet turke do të informohen edhe për dispozitat e aplikuara të Kodit Penal, të cilat përmbajnë emrin ligjor dhe karakteristikat e veprës penale nën hetim dhe dispozita të tjera përkatëse të legjislacionit maqedonas.
Departamenti për ndihmë juridike ndërkombëtare i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të Konventës Evropiane për Ekstradim me Protokollet shtesë, Marrëveshja për bashkëpunim juridik në çështjet civile dhe penale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë dhe Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Çështjet Penale, kjo kërkesë menjëherë i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë për ekstradim”, thonë nga Prokuroria.

Ministria e Drejtësisë gjatë ditës njoftoi se do të përgatisë kërkesën për ekstradim për Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, i cili dje u arrestua në Turqi.

Ministria e Drejtësisë tha se procedura ka nisur tashmë mëngjesin e sotëm dhe tashmë institucionet po mbledhin informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për zbatimin e procedurës së ekstradimit.

Në procedurë duhet të ndërmerren veprimet e mëposhtme:

1. Duhet t`i pranojmë shkresat

2. Duhet të përgatitet Kërkesa për ekstradim

3. Gjithçka duhet të përkthehet në gjuhën turke  (PTHP i përkthen shkresat e saj – ne e përkthejmë Kërkesën për ekstradim)

4. Dërgohet përmes DHL-it  (paraprakisht e dërgojmë në mënyrë elektronike nëpërmjet INTERPOL-it)

Pasi që të pranohet ky njoftim (zakonisht nga MPB – SBPN – INTERPOL), sigurohen dokumente nga organi që ka lëshuar urdhrin për lëshimin e flet arrestit ndërkombëtar.

Pas pranimit të shkresave nga organi që ka lëshuar flet arrestin ndërkombëtar, përgatitet Kërkesa për ekstradim.

Ministri i Drejtësisë ose personi i autorizuar prej tij, e nënshkruan Kërkesën për ekstradim

Më pas shkresat e kompletuara i dërgohen organit qendror (zakonisht Ministrisë së Drejtësisë) të shtetit ku ndodhet personi i kërkuar.

Pas përfundimit të procedurës në shtetin e huaj, dakordohen për marrjen e personit ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme (zyrat e INTERPOL-it)

“Kërkojmë nga mediat të verifikojnë çdo informacion për të parandaluar çdo dezinformim për rastin e vrasjes së dyfishtë”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga aty shtojnë se kur gjithçka të jetë gati, ministri i Drejtësisë Krenar Loga do të mbajë konferencë për media.

Lupço Palevski – Palço është arrestuar dje në afërsi të qytetit turk Balikesir, pasi ndaj tij u lëshua fletarrest ndërkombëtar.

Të dhënat për arrestimin e Palevskit dhe detajet i ka prezantuar mbrëmë në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski u tregoi gazetarëve hetimin nga autoritetet turke se personi i kërkuar me fletarrest të policisë maqedonase të lëshuar përmes Interpolit është arrestuar.

Përveç hetimit, ai ka treguar edhe fotot e Palevskit të bëra pas arrestimit të tij.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri shpjegoi, pra dha rikonstruksionin e trajektores së lëvizjes së të dyshuarit kryesor për vrasjet e tmerrshme pas largimit nga Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, kallëzimi penal kundër pesë personave tashmë është përpiluar në më shumë se 100 faqe, përfshirë provat e bashkangjitura dhe i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike.

Ai përfshin pesë persona, një prej të cilëve akuzohet për rrëmbim dhe vrasje, tre për rrëmbim dhe bashkëpunim në vrasje dhe një për ndihmë në rrëmbim, të parashikuar nga Kodi Penal, të cilët janë të dyshuar sipas provave të mbledhura nga policia në procedurë parahetimore.

Ndryshe, për këtë rast janë në paraburgim edhe katër persona, mes tyre edhe babai i Vanjës, i cili dyshohet ka dhënë informacion se kur vajza do të shkojë në shkollë mëngjesin e 27 nëntorit dhe se do të jetë vetëm, pra pa motrën. Nga ana tjetër tre të tjerët kanë pranuar krimet dhe kanë dërguar policinë në vendin e vrasjes. Atyre iu mbaron paraburgimi 48 orësh dhe gjykata pritet ta zgjasë sonte.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti ka lidhje me zhdukjen e Vanjës.