Gir dhe Varheji uruan Siljanovskën, presin bashkëpunim në përshpejtimin e reformave për negociata me BE-në

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhei dhe ambasadori evropian në vend, David Geer, përmes platformës X, uruan kandidaten e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Gir dhe Varheji thanë se presin bashkëpunim të ngushtë me kreun e ri të shtetit për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së […]

Gir dhe Varheji uruan Siljanovskën, presin bashkëpunim në përshpejtimin e reformave për negociata me BE-në
Gordana SIljanovska. Foto printscreen

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhei dhe ambasadori evropian në vend, David Geer, përmes platformës X, uruan kandidaten e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Gir dhe Varheji thanë se presin bashkëpunim të ngushtë me kreun e ri të shtetit për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Urime presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut! Me padurim pres të punoj me presidenten Gordana Siljanovska Davkova për të përshpejtuar reformat e nevojshme për të çuar përpara procesin e negociatave për anëtarësim”, ka thënë Varhei në një mesazh urimi në platformën “X”.

“Urime Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut. Mezi pres të punojë ngushtë me të për të ardhmen evropiane të vendit”, shkroi Gir.

Kujtojmë se në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan dje, Gordana Siljanovska Davkova mori 560.173 vota, ndërsa presidenti tashmë në largim Stevo Pendarovski mori 251.541 vota.