Qelaj: Të drejtat e njeriut në Kosovë nuk janë sipas standardeve

Të drejtat e njeriut, dhe respektimi i tyre në Kosovë, çdo vit po avancojnë dhe po përmirësohen, por që nuk është në përputhje me standardet e kërkuara dhe me atë që synon Republika e Kosovës edhe mbi bazën e përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, tha avokat i popullit, Naim Qelaj. Ai tha se, sipas vlerësimit që […]

Qelaj: Të drejtat e njeriut në Kosovë nuk janë sipas standardeve
qelaj:-te-drejtat-e-njeriut-ne-kosove-nuk-jane-sipas-standardeve

qelaj:-te-drejtat-e-njeriut-ne-kosove-nuk-jane-sipas-standardeve

Të drejtat e njeriut, dhe respektimi i tyre në Kosovë, çdo vit po avancojnë dhe po përmirësohen, por që nuk është në përputhje me standardet e kërkuara dhe me atë që synon Republika e Kosovës edhe mbi bazën e përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, tha avokat i popullit, Naim Qelaj.

Ai tha se, sipas vlerësimit që bëjnë se cilat janë shkeljet që pretendohen më shumë nga qytetarët, sipas tij, çdo vit prin mungesa e të drejtës për gjykim të drejtë, duke shtuar se kjo shton nevojën e reformës në sistemin e drejtësisë në përgjithësi.

“Fatkeqësisht dy raportet e viteve të kaluara (2022 dhe 2023) që janë dorëzuar në kuvend, nuk ju kanë nënshtruar vlerësimit të nga ana e kuvendit, sepse raportet e Avokatit të Popullit për gjendjen e të drejtave të njeriut dorëzohen në kuvend. Kjo tregon një situatë jo të mirë në raport me qasjen që e ka kuvendi si organ mbikëqyrës i zbatimit të të drejtave të njeriut nga krejt agjencitë ekzekutive, institucionet e pavarura dhe agjencitë tjera. E në anën tjetër lenë në hije punën dhe angazhimin që Avokati i Popullit bënë gjatë një viti deri në hartimin e raportit, ku provon në mënyrë shumë të detajuar me e paraqit çdo shkelje që ka evident nga ankesat ose nga hetimet që i ka zhvilluar vet Avokati i Popullit”, tha Qelaj për RTK-në.

Ai tha se do të bëjë thirrje dhe adresim publik që të tërheq vëmendjen e kuvendit që të drejtat e njeriut janë fondamentale për mirëqenien e njerëzve.

Sipas tij, me mos vlerësimin e raporteve të Avokatit të Popullit nga kuvendi, në mënyrë indirekte shkelen të drejtat e njeriut.

“Nuk ka fushë dhe segment të të drejtave të njeriut që ne nuk e prekim ne raporte, dhe mos trajtimi, e mos dhënia rëndësi dhe peshën e vetë që kanë këto raporte e zbeh edhe vetë respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, sepse Avokati I Popullit është I thirrur dhe ka mandatë kushtetues të dal me qëndrime e opinione kur konstaton që ka shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Qelaj.