Qeveria insiston, megjithatë regjistrimi i popullsisë rrezikon të mos nis më 1 nëntor

Kur kanë mbetur edhe tri javë deri tek nisja e procesit për regjistrimin e ri të popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës, akoma nuk është pajisur me mbi 3 mijë tabletë që ishin paraparë të përdoren për këtë punë. Kjo është konfirmuar për Front Online nga kryeshefi i këtij institucioni, Ilir Berisha. “Po presim si […]

Qeveria insiston, megjithatë regjistrimi i popullsisë rrezikon të mos nis më 1 nëntor
qeveria-insiston,-megjithate-regjistrimi-i-popullsise-rrezikon-te-mos-nis-me-1-nentor

qeveria-insiston,-megjithate-regjistrimi-i-popullsise-rrezikon-te-mos-nis-me-1-nentor

Kur kanë mbetur edhe tri javë deri tek nisja e procesit për regjistrimin e ri të popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës, akoma nuk është pajisur me mbi 3 mijë tabletë që ishin paraparë të përdoren për këtë punë.

Kjo është konfirmuar për Front Online nga kryeshefi i këtij institucioni, Ilir Berisha.

“Po presim si vendos Qeveria”, u shpreh ai.

 

Qeveria: Regjistrimi i popullsisë nis më 1 nëntor

Nga ekzekutivi nuk dhanë koment për mos sigurimin e pajisjeve teknologjike, veçse e bën të qartë se procesi starton më 1 nëntor, ashtu siç kishin paraparë në fillim.

“Vendimi i Qeverisë, i bazuar në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, cakton datën 1 nëntor për fillimin e procesit të regjistrimit. I njëjti vendim parasheh që regjistrimi të bëhet në terë territorin e Republikës së Kosovës”, tha për Front Online Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Kryeshefi i ASK-së: Kontrata u nënshkrua, operatori nuk i ka sjell tabletët për regjistrim të popullsisë

Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha gjatë një interviste për Front Online para disa jave pati thënë që për tabletë është nënshkruar edhe kontrata, mirëpo operatori ekonomik nuk i solli ata brenda afatit.

“Tabletët nuk i kemi ende nga operatori ekonomik. Ne i kemi të gjitha përgatitjet për të filluar në nëntor të këtij viti. Nëse sigurohen tabletët brenda këtyre ditëve, atëherë konsiderojmë që një numër më i madh i regjistruesve të bëjmë instalimin e atyre programeve me tabletë. Kërkesa jonë ka qenë që të sigurohen 3500 tabletë, afati i fundit për dorëzim ka qenë 27 shtatori 2023”, ka thënë ai.

Procesi i regjistrimit, fillimisht, ishte paraparë të zhvillohej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

Më pas u planifikua për datën 1 shtator të këtij viti, por në fund të muajit gusht, Qeveria e Kosovës vendosi që ta shtynte për dy muaj.

Kjo sipas kryeministrit Albin Kurti, u mor për shkak të pamundësisë së ASK-së që t’i planifikonte detajet.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011.

Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.