Paralajmërojnë ekspertët: Rusia mund të vazhdojë me sulme hibride ndaj Kosovës, ka rrezik sistemi i financave dhe i sigurisë

Të martën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm hibrid ndaj Kosovës. Ajo potencoi se ky sulm erdhi si pasojë e njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën. Sulmi është konfirmuar edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti. Lidhur me këtë çështje, për Front […]

Paralajmërojnë ekspertët: Rusia mund të vazhdojë me sulme hibride ndaj Kosovës, ka rrezik sistemi i financave dhe i sigurisë
paralajmerojne-ekspertet:-rusia-mund-te-vazhdoje-me-sulme-hibride-ndaj-kosoves,-ka-rrezik-sistemi-i-financave-dhe-i-sigurise

paralajmerojne-ekspertet:-rusia-mund-te-vazhdoje-me-sulme-hibride-ndaj-kosoves,-ka-rrezik-sistemi-i-financave-dhe-i-sigurise

Të martën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Ajo potencoi se ky sulm erdhi si pasojë e njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

Sulmi është konfirmuar edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Lidhur me këtë çështje, për Front Online janë deklaruar ekspert të fushës dhe njohësit e sigurisë.

Njohësi i sigurisë: Sulmet hibride të radhës nga Rusia mund të paraqesin rrezik të madh në serverët qeveritar

Nuredin Ibishi, njohës i fushës së sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Kosovës.

Ibishi ka deklaruar se me këto sulme mund të depërtojnë tek serverët qeveritar që paraqesin rrezik për sigurinë e vendit.

Sipas Ibishit, kjo erdhi pas deklaratës së ministrit të Mbrojtës Maqedonci për mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

“Ky sulm vjen pas deklaratës së ministrit të mbrojtjes në samit në Poloni, kur deklaron se do të mbështesim Ukrainën me mjete ushtarake dhe si pasoj ka pasur reagime të hakerëve rus. Kjo ka ndodh, me siguri nga sistemi i inteligjencës  ruse , gjithë kjo është një sulm hibrid pa pasoja të mëdha, por realiteti është që përveç depërtimeve edhe tek serverët qeveritar që paraqesin një rrezik permanent. Ky sulm mund të vazhdoj akoma me një rrezikshmëri që mund të depërtojnë edhe tek serverët e financave, që mund të ketë pasoja tek sistemi i sigurisë”, tha Ibishi.

Avni Islami: Rusia dhe Serbia po bashkëveprojnë për sulme hibride ndaj Kosovës, nuk ka rrezik

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron për Front Online se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen.

Ai thotë se shteti rus dhe ai serb bashkëveprojnë për këto sulme.

Sipas tij, këto vijnë për mundësinë e hapjes së ndonjë propagande në Kosovë.

“Sulmi hibrid ndaj Kosovës ka ekzistuar edhe më herët dhe do të vazhdoj edhe tash, gjithnjë duke i bashkërenduar veprimet e tyre Serbia me Rusinë, sepse Rusia i atakon ato pika ku mund të shkaktojë tensione dhe probleme që të krijojë vatra të tjera jo vetëm në Ukrainë por edhe tjera vende. Lufta hibride është evidente në Kosovë nga ana e Rusisë, duke i përdorur veprimet e ndryshme nga mjetet e informacionit për hapjen e propagandës, veprimet e shërbimeve inteligjente”, deklaron Islami.

Nëse sulmet hibride identifikohen nuk kanë rrezik, vlerëson Avni Islami.

Ai thotë se shteti duhet të ju  kundërpërgjigjët sulmeve të tilla.

“Kur një veprim i një shteti identifikohet, kur e dimë që institucionet e Kosovës janë në dijeni që Rusia-Serbia janë duke punuar në Kosovë dhe kundër tij secili shteti dhe Kosova ju kundërpërgjigjët sulmeve të tyre nuk është diçka që nuk dihet që mund të bie në befasi. Secili veprim që identifikohet është më pak i rrezikshëm”, vlerëson ai.

Hoxhaj: Sulmi i Rusisë është i thjeshtë jo hibrid

Mentor Hoxhaj, kryesues i komunitetit për Siguri kibernetike dhe privatësi, thotë se ky sulm nuk është hibrid por sulm i thjesht në faqe zyrtare.

“Nuk kemi të bëjmë me sulm hibrid , kemi të bëjmë me një sulm në faqe. Sulmet hibride, në esencë janë sulme të kombinuara dhe jo konvencionale, në kuptimin e asaj që ki luftime sulme të ndryshme si me kuptimin e sulmeve të drejtpërdrejtë. Në website kemi të bëjmë me propagandën, me dezinformacionin me fake news në këtë rast nuk kemi të bëjë me një sulm hibrid. Kemi të bëjmë me sulm të thjeshtë në dy faqe zyrtare, në faqen e kryeministrit dhe në faqen e zyrës së presidencës”.

Ai e ka shpjeguar në detaje se me çfarë sulmi kemi të bëjmë.

“Në bazë të asaj që kem info, kemi të bëjmë me një sulm të izoluar të personave dhe jo me ndonjë sulm shumë të komplikuar. Po të kishim një sulm të tillë nuk do të kishim një prononcim, sepse sulmet e tilla synojnë të dhënat dhe jo qasje në website”, vlerëson Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se ka mungesë të informacioneve bazike të sulmit nga Rusia për Kosovën.

“Mungojnë informacionet bazike si kur ka filluar sulmi, kur është arritur që të ketë qasje në Websiten në të cilën janë deklaruar se ka pasur sulme. Nuk ka informacione lidhur me natyrën e këtij sulmi. Nuk kemi pra asnjë informacion se si kanë arritur hakerët të kenë qasje dhe të postojnë foto, në këtë drejtim a kemi humbje të kredencialeve të ndonjërit prej adminëve”, thotë ai.

Njoftimi i ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për sulmin hibrid:

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkroi Gërvalla.