Qeveria vendos t’i kërkojë Osmanit autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e tunelit Tetovë-Prizren

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë […]

Qeveria vendos t’i kërkojë Osmanit autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e tunelit Tetovë-Prizren
qeveria-vendos-t’i-kerkoje-osmanit-autorizim-per-nenshkrimin-e-marreveshjes-per-ndertimin-e-tunelit-tetove-prizren

qeveria-vendos-t’i-kerkoje-osmanit-autorizim-per-nenshkrimin-e-marreveshjes-per-ndertimin-e-tunelit-tetove-prizren

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga MPHI-së dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

Tutje bëhet e ditur se për këtë projekt, qeveria ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024.