Raci për kërkesën e Lajçakut për implementimin e marrëveshjeve: Serbia në vazhdimësi nuk po i zbaton obligimet

Në vizitën e radhës që zhvilloi emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, shprehi një kërkesë që të fillohet me implementimin e marrëveshjeve aktuale. Gazmir Raci, analist politik e ka komentuar këtë deklaratë për Front Online. Ai fajin e ka hedhur tek shteti serb për mos zbatimin e obligimeve që kanë dy shtetet. “Serbia është ajo […]

Raci për kërkesën e Lajçakut për implementimin e marrëveshjeve: Serbia në vazhdimësi nuk po i zbaton obligimet
raci-per-kerkesen-e-lajcakut-per-implementimin-e-marreveshjeve:-serbia-ne-vazhdimesi-nuk-po-i-zbaton-obligimet

raci-per-kerkesen-e-lajcakut-per-implementimin-e-marreveshjeve:-serbia-ne-vazhdimesi-nuk-po-i-zbaton-obligimet


Në vizitën e radhës që zhvilloi emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, shprehi një kërkesë që të fillohet me implementimin e marrëveshjeve aktuale.

Gazmir Raci, analist politik e ka komentuar këtë deklaratë për Front Online.

Ai fajin e ka hedhur tek shteti serb për mos zbatimin e obligimeve që kanë dy shtetet.

“Serbia është ajo që në masë të madhe nuk i ka zbatuar obligimet edhe pasi e ka pranuar planin franko-gjerman e aneksin e Ohrit ka treguar publikisht që nuk do t’i zbatojnë, Serbia në vazhdimësi nuk i përfill marrëveshjet”, ka thënë Raci.

Kosova ka pozicion të qartë lidhur me draft-statutin e Asociacionit, thotë Raci.

“Drafti për Asociacionin finalizohet sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, vitit 2015 aty nuk ka shqetësime për zbatim, nëse është anashkalu aktvendimi i Kushtetueses atëherë ka shqetësim dhe nuk besoj që e pranon askush një Asociacion me kompetenca më të mëdha se sa që kanë komunat, ky është një pozicion shumë i qartë i Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak tha se ia ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me draft-statutin e propozuar të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo tha se shqetësimet e saj ua ka shprehur më herët edhe të gjitha shteteve që kanë qenë të involvuara në hartimin e këtij drafti. Osmani në takimin e djeshëm me emisarin Lajçak ka shprehur besimin se shumica e shqetësimeve të saj “do të mund të akomodohen”.

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje të martën pas takimit mes Kurtit-Lajçak. Aty u bë e ditur se në takim u fol në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. /FrontOnline/