Rama paralajmëron autoritetet e qeverisë kosovare, se aleatëve ndërkombëtarë po u humbet durimi

Rama flet për tensionet e veriut: Asnjë e shtënë që kapërcen kufijtë, aty është Amerikë, NATO. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar autoritetet e qeverisë kosovare, se aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, po u humbet durimi e nuk janë të interesuar për konflikte. Ndaj siç specifikoi dot ‘asnjë e shtënë nuk kapërcen kufijtë’, mes Kosovës […]

Rama paralajmëron autoritetet e qeverisë kosovare, se aleatëve ndërkombëtarë po u humbet durimi

Rama flet për tensionet e veriut: Asnjë e shtënë që kapërcen kufijtë, aty është Amerikë, NATO.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar autoritetet e qeverisë kosovare, se aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, po u humbet durimi e nuk janë të interesuar për konflikte.

Ndaj siç specifikoi dot ‘asnjë e shtënë nuk kapërcen kufijtë’, mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton klankosova.tv.

”Ndërkohë, që as njëra palë as tjetra nuk i hapin dot njëra-tjetrës, jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë”.

”Sepse aty është Amerikë, NATO dhe aleatëve tanë po u soset durimi sepse po kërkojnë paqe përfundimtare”.

”Ne jo që nuk jemi të interesuar për luftë, por jemi plotësisht kundër kësaj loje”, tha Rama.

Ai këto komente i dha referuar tensioneve në veri të Kosovës ku vendosja e kryetarëve të rinj në objektet komunale, nuk u mirëprit nga serbët.

Ndaj dhe u nxitën sulme nga huliganët drejt forcave paqeruajtëse të KFOR-it, ndërsa vet qeveria kosovare vazhdon rekomandimin e mostërheqjes së kryebashkiakëve veriorë nga komuna.