Raportet me aleatët/ Murati: Hapat taktik të Kurtit do ta përplasin Kosovën me ndërkombëtarët

Se do të acarohen marrëdhëniet ende me ndërkombëtar e thotë edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati. Ai për Front Online ka thënë se me hapat taktik të Kurtit, Kosova do të përplasët sërish me ndërkombëtarët. Murati tha se për t’i kundërshtuar aleatët duhet të kesh opsione, atë që Kurti se ka. “Raporti më […]

Raportet me aleatët/ Murati: Hapat taktik të Kurtit do ta përplasin Kosovën me ndërkombëtarët
raportet-me-aleatet/-murati:-hapat-taktik-te-kurtit-do-ta-perplasin-kosoven-me-nderkombetaret

raportet-me-aleatet/-murati:-hapat-taktik-te-kurtit-do-ta-perplasin-kosoven-me-nderkombetaret


Se do të acarohen marrëdhëniet ende me ndërkombëtar e thotë edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Ai për Front Online ka thënë se me hapat taktik të Kurtit, Kosova do të përplasët sërish me ndërkombëtarët.

Murati tha se për t’i kundërshtuar aleatët duhet të kesh opsione, atë që Kurti se ka.

“Raporti më ndërkombëtarët është shumë delikatë, një pjesë e zhvillimeve në Kosovë varët nga marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Nëse i kundërshton duhesh të kesh opsion tjetër se çfarë të thuash. Është pranuar një marrëveshje e cila në fillim është dashur të refuzohet por kemi disa hapa të Kurtit taktik të cilët Kosovën do ta përplasin me ndërkombëtarët”, thotë Murati.  

Sipas Muratit, nënshkrimi i marrëveshjeve në Ohër, Kurtin e kanë futur në rrugë pa ‘krye’.

“Kurti është futë në një rrugë pa krye në nënshkrimin e marrëveshjes se ka pasur kohën e Botës që mos të abuzoj me pozicionin që e ka pas por ta trajtojë seriozisht çështjen e bisedimeve.  Ai në zyre ka ardh duke thënë që nuk i ka prioritet bisedimet”, thotë Murati.