Raportohet për rrahje mes punëtorëve të RTK-së, policia jep detaje

Një incident ka ndodhur sonte, më 13.03.2023 rreth orës 19:30 në hapësirën e bufesë së Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në Prishtinë. Një punëtor i RTK-së po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kamerierin e bufesë së RTK-së. Rasti është raportuar në Polici. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se lidhur me […]

Raportohet për rrahje mes punëtorëve të RTK-së, policia jep detaje
raportohet-per-rrahje-mes-punetoreve-te-rtk-se,-policia-jep-detaje

raportohet-per-rrahje-mes-punetoreve-te-rtk-se,-policia-jep-detaje

Një incident ka ndodhur sonte, më 13.03.2023 rreth orës 19:30 në hapësirën e bufesë së Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në Prishtinë. Një punëtor i RTK-së po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kamerierin e bufesë së RTK-së. Rasti është raportuar në Polici.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se lidhur me rastin është intervistuar një person.

“Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e Policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.