Rasti “Brezovica”: 190 mijë euro dorëzani paguajnë 6 të akuzuar për t’u liruar nga burgu

Gjykata Themelore në Pejë ua ka ndërprerë masën e paraburgimit gjashtë të akuzuarve në rastin e njohur si, “Brezovica” përmes dorëzanisë. Sipas vendimit të Gjykatës, gjashtë të pandehurit kanë paguar 190 mijë euro në formë të dorëzanisë. B.N. ka paguar 50 mijë euro, D.R. 30 mijë, D.M. 20 mijë, S.M. 30 mijë, S.S. 30 mijë dhe […]

Rasti “Brezovica”: 190 mijë euro dorëzani paguajnë 6 të akuzuar për t’u liruar nga burgu
rasti-“brezovica”:-190-mije-euro-dorezani-paguajne-6-te-akuzuar-per-t’u-liruar-nga-burgu

rasti-“brezovica”:-190-mije-euro-dorezani-paguajne-6-te-akuzuar-per-t’u-liruar-nga-burgu

Gjykata Themelore në Pejë ua ka ndërprerë masën e paraburgimit gjashtë të akuzuarve në rastin e njohur si, “Brezovica” përmes dorëzanisë.

Sipas vendimit të Gjykatës, gjashtë të pandehurit kanë paguar 190 mijë euro në formë të dorëzanisë. B.N. ka paguar 50 mijë euro, D.R. 30 mijë, D.M. 20 mijë, S.M. 30 mijë, S.S. 30 mijë dhe J.K. 30 mijë.

“Nëse të pandehurit e lartcekur, nuk i përgjigjen thirrjeve të Gjykatës, mjetet e caktuara si dorëzani do të derdhen në fondin për kompensimin e viktimave të krimit, ndërsa të pandehurve do t’iu caktohet menjëherë masa e paraburgimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës”, thuhet në vendim.

Ndër të gjashtët ëshë edhe, Bratisllav Nikoliq, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, përmes dorëzanisë. Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se klienti i tij ka paguar shumës prej 50 mijë euro në formë të dorëzanisë.

“Ai është liruar me masën e dorëzanisë, në lartësi prej 50 mijë euro”.

Ndryshe, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, aksionin “Brezovica” e kishte nisur më 21 dhjetor të vitit 2021. Nga aksioni i parë ishin arrestuar 10 persona.