Rezultonte i zhdukur që disa ditë, gjendet pa shenja jete Jeton Markaj

Jeton Markaj nga Peja i cili rezultonte i zhdukur që disa ditë, është gjetur sot pa shenja jete. Ai, është gjetur në fushat e fshatit Gllaviqicë të Pejës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë nga një qytetar […]

Rezultonte i zhdukur që disa ditë, gjendet pa shenja jete Jeton Markaj
rezultonte-i-zhdukur-qe-disa-dite,-gjendet-pa-shenja-jete-jeton-markaj

rezultonte-i-zhdukur-qe-disa-dite,-gjendet-pa-shenja-jete-jeton-markaj

Jeton Markaj nga Peja i cili rezultonte i zhdukur që disa ditë, është gjetur sot pa shenja jete.

Ai, është gjetur në fushat e fshatit Gllaviqicë të Pejës.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë nga një qytetar se ka gjetur një person në fushat e fshatit Gllaviqicë të Pejës. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipet emergjente, ndërsa nga mjeku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Gashi.

Gashi tha se rasti vazhdon të hetohet.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Jeton Markaj, i cili ishte zhdukuar para disa ditësh./Front Online