Rhode: Gjermania mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Në një intervistë për Kosovo Online, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, u është përgjigjur hapur pyetjeve rreth peticionit në Veri për shkarkimin e kryetarëve, dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, komunitetit serb, statusit të Kishës Ortodokse Serbe, transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, rolin e Gjermanisë në dialog, formimin e Asociacionit, çfarë ndodhi në […]

Rhode: Gjermania mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës
rhode:-gjermania-mbeshtet-transformimin-e-fsk-se-ne-ushtri-te-kosoves

rhode:-gjermania-mbeshtet-transformimin-e-fsk-se-ne-ushtri-te-kosoves

Në një intervistë për Kosovo Online, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, u është përgjigjur hapur pyetjeve rreth peticionit në Veri për shkarkimin e kryetarëve, dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, komunitetit serb, statusit të Kishës Ortodokse Serbe, transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, rolin e Gjermanisë në dialog, formimin e Asociacionit, çfarë ndodhi në Banjskë, integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, përcjell FrontOnline.

Të mërkurën nisi mbledhja e firmave për peticionin për zëvendësimin e kryetarit, që sipas ambasadorit Rode është një hap shumë pozitiv përpara.

Në pyetjen se a e përkrah Gjermania transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, ambasadori Rhode deklaroi:

Për ne Kosova është shtet i pavarur dhe ka të drejtën e forcave të sigurisë. Ne kemi një atashe ushtarak në Prishtinë dhe Kosova ka një atashe ushtarak në Gjermani. Ne e mbështesim këtë transformim dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë./FrontOnline/