Rizvanolli jep detaje rreth thirrjes së re për Efiçiencë të Energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ishte e ftuar te emisioni “Radar” me Edita Doli, ka ka dhënë detaje rreth thirrjes më të re për subvencionimin e qytetarëve të Kosovës për efiçiencë të energjisë elektrike. Ministrja Rizvanolli ka potencuar se kjo është vazhdimësi e thirrjeve nga fondi i Efiçiencës së Energjisë së Kosovës, i […]

Rizvanolli jep detaje rreth thirrjes së re për Efiçiencë të Energjisë
rizvanolli-jep-detaje-rreth-thirrjes-se-re-per-eficience-te-energjise

rizvanolli-jep-detaje-rreth-thirrjes-se-re-per-eficience-te-energjise

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ishte e ftuar te emisioni “Radar” me Edita Doli, ka ka dhënë detaje rreth thirrjes më të re për subvencionimin e qytetarëve të Kosovës për efiçiencë të energjisë elektrike.

Ministrja Rizvanolli ka potencuar se kjo është vazhdimësi e thirrjeve nga fondi i Efiçiencës së Energjisë së Kosovës, i cili përkrahet nga Fondi i Bashkimi Evropian dhe do të vazhdojë edhe javëve në vijim.

“Sot po lansojmë thirrjen pasi rreth një javë që realizuam thirrjen për fondin e Efiçiencës së Energjisë së Kosovës, i cili do të përkrahë me ndihmën e fondeve nga Bashkimi Evropian, do të përkrah për izolimin e shtëpive dhe ndërrimin e dritareve për të gjithë qytetarët e Kosovës që plotësojnë kushtet. Vazhdimësi e thirrjeve së kaluar që kemi pasur për pajisjet e ngrohjes. Sot po lansojmë thirrjen e re, për pajisje elektro-shtepiake efiçiente, duke përfshirë rrobalarësen, enëlarësen dhe frigoriferin. Si dhe për herë të parë sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”, ka theksuar Rizvanolli.

Ajo ka shtuar se në vijim do të vazhdojnë me “masa të ngjajshme me sistemin e ngrohjes efiçiente si dhe për panele foto-moltaike solare, do të bëhen për herë të parë”.