RMV, çmime të reja të derivateve të naftës

Një pjesë e derivateve do të lirohen për gjysmë denarë për litër nga sonte në mesnatë, transmeton Portalb.mk. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimet e dizelit dhe benzinës Eurosuper BS-98 ulen për gjysmë denarë. Një litër dizel nga mesnata do të shitet për 75,5 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-98 do të jetë […]

RMV, çmime të reja të derivateve të naftës
Ilustrim: Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Një pjesë e derivateve do të lirohen për gjysmë denarë për litër nga sonte në mesnatë, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimet e dizelit dhe benzinës Eurosuper BS-98 ulen për gjysmë denarë. Një litër dizel nga mesnata do të shitet për 75,5 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-98 do të jetë 89,5 denarë për litër.

Çmimi i Eurosuper-BS-95 mbetet i njëjtë dhe nuk do të ndryshojë.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të jetë më lirë për gjysmë denarë dhe do të kushtojë 75,5 denarë. Mzuti, ndërkaq, do të rritet për 2,107 denarë dhe do të kushtojë 46,661 denarë për kilogram.