RMV, Qeveria i miratoi ndryshimet në Agjendën e Reformës 2024 – 2027
Në seancën e 19-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u miratua edhe drafti i Agjendës për Reforma për periudhën 2024-2027, transmeton Portalb.mk. “Qeveria në mbledhjen e sotme, shqyrtoi dhe miratoi Draft Agjendën e Reformës 2024-2027 në kuadër të Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, me status 30.04.2024 dhe pranoi […]
Në seancën e 19-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u miratua edhe drafti i Agjendës për Reforma për periudhën 2024-2027, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria në mbledhjen e sotme, shqyrtoi dhe miratoi Draft Agjendën e Reformës 2024-2027 në kuadër të Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, me status 30.04.2024 dhe pranoi të gjitha korrigjimet teknike të qëllimeve të reformës dhe hapave të ardhshëm, pas së cilës i dërgohet Komisionit Evropian”, raportoi Qeveria.
Kjo Agjendë pastaj duhet të miratohet nga Komisioni Evropian, që të hapet mundësia për nënshkrim.
“Me të do të hapet mundësia e nënshkrimit të Marrëveshjes për instrumentin për reforma dhe rritje dhe Marrëveshjen e huas, si dhe paraqitjen e kërkesës për tërheqjen e këstit të parë, përkatësisht për avancën në vlerë prej 7% nga alokimi për vendin, përkatësisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raportoi Qeveria.
Ndryshe, Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje më 4 prill për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor është 6 miliardë euro. Ky Plani ishte miratuar nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.
- LEXO: Në BE u arrit marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan
- LEXO: RMV, çrrënjosja e të korruptuarve, jo vetëm për të marrë milionat nga “Plani i rritjes” i BE-së
- LEXO: Kjo është Deklarata e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor që u miratua në Konferencën BE-Ballkani Perëndimor
- LEXO: Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor: Liderët në rajon të kënaqur që po diskutohet ekonomia, jo politika