Rode: Përparimi i Procesit të Berlinit përmirëson jetën e përditshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jern Rode, tha se procesi i Berlinit është i një rëndësie jetike për integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lidhjen e tyre me Bashkimin Evropian. Rode theksoi në Twitter se është bërë përparim që përkthehet në përmirësimin e jetës së përditshme të njerëzve në rajon. “Procesi i Berlinit nis […]

Rode: Përparimi i Procesit të Berlinit përmirëson jetën e përditshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor
rode:-perparimi-i-procesit-te-berlinit-permireson-jeten-e-perditshme-te-vendeve-te-ballkanit-perendimor

rode:-perparimi-i-procesit-te-berlinit-permireson-jeten-e-perditshme-te-vendeve-te-ballkanit-perendimor

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jern Rode, tha se procesi i Berlinit është i një rëndësie jetike për integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lidhjen e tyre me Bashkimin Evropian.

Rode theksoi në Twitter se është bërë përparim që përkthehet në përmirësimin e jetës së përditshme të njerëzve në rajon.

“Procesi i Berlinit nis integrimin jetik ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lidhjen e tyre me Bashkimin Evropian. Përparimi i prekshëm i arritur përgjatë kësaj rruge përkthehet në përmirësime të rëndësishme në jetën e përditshme të njerëzve në rajon,” shkroi Rode./FrontOnline/