Rohde: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht. “Mosbërja e tyre dëmton procesin e dialogut”, shkruan ai në X. Kësisoj diplomati gjerman ka komentuar në një postim të Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet. “Serbia nuk mund të injorojë një marrëveshje ku […]

Rohde: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht
rohde:-marreveshja-e-brukselit-dhe-aneksi-i-ohrit-duhet-te-zbatohen-plotesisht

rohde:-marreveshja-e-brukselit-dhe-aneksi-i-ohrit-duhet-te-zbatohen-plotesisht

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht.

“Mosbërja e tyre dëmton procesin e dialogut”, shkruan ai në X.

Kësisoj diplomati gjerman ka komentuar në një postim të Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

“Serbia nuk mund të injorojë një marrëveshje ku u zotua se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare” dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet”.

“Kjo thjesht dëmton procesin e dialogut”, shkroi Knaus.

Duke iu referuar një deklarate të kryeministres serbe rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ai ka deklaruar se dialogu i Brukselit dhe anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë janë çështje të ndara.