Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur rreshterin Afrim Bunjakun hero të Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij. Osmani, në mbledhje përkujtimore theksoi se Bunjaku sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve, raporton Klankosova.tv. “Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit Afrim Bunjakut, […]

Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij nga Osmani
rreshteri-afrim-bunjaku-shpallet-hero-i-kosoves,-nderimin-e-pranuan-dy-djemte-e-tij-nga-osmani

rreshteri-afrim-bunjaku-shpallet-hero-i-kosoves,-nderimin-e-pranuan-dy-djemte-e-tij-nga-osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur rreshterin Afrim Bunjakun hero të Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij.

Osmani, në mbledhje përkujtimore theksoi se Bunjaku sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve, raporton Klankosova.tv.

“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit Afrim Bunjakut, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë. Ndërsa nga sot është hero i Kosovës, ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, do t’i ndajë urdhrin më të lartë të Republikës,. ‘Urdhrin hero i Kosovës’”, u shpreh Osmani.

“Shteti ynë nga sot ka edhe një herë një kujtim më shumë, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së republikës, për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një hero të vërtetë, një rreshter trim dhe vetmohoues, i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë”.