Rritet në 1.354 numri i palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Është rritur në 1.354 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 6.049 numri i të plagosurve në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza jepet informacion lidhur me të vrarët dhe të plagosurit në rajon. Në sulmet […]

Rritet në 1.354 numri i palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës
Foto nga pasojat e sulmeve izraelite në Gaza

Është rritur në 1.354 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 6.049 numri i të plagosurve në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza jepet informacion lidhur me të vrarët dhe të plagosurit në rajon.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 1.354 palestinezë dhe janë plagosur 6.049 të tjerë, thuhet në deklaratë. Më tej bëhet e ditur se 31 palestinezë janë vrarë dhe 180 janë plagosur në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Tufani i Aksa-së”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit ndërsa ushtria izraelite nisi sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Thuhet se 1.300 izraelitë kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga Gaza. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se mijëra njerëz u plagosën në Gaza në sulmet e Izraelit.

Ministria deklaroi se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet në Bregun Perëndimor të pushtuar arriti në 29 dhe numri i të plagosurve në rreth 150.