Sahatçiu: Edhe 68 fermerë të tjerë mbështeten me pajisje

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se edhe 68 fermerë janë mbështetur me pajisje për shtimin e prodhimit në tokat për prodhim. Pajisjet mbështetëse të ndara për fermerët janë frezë për traktor, rotoballer për konzervimin e berit dhe mbështjellës me folie për rotoballer, shpërndarës të plehut të shtallës dhe mikser për ushqim […]

Sahatçiu: Edhe 68 fermerë të tjerë mbështeten me pajisje
sahatciu:-edhe-68-fermere-te-tjere-mbeshteten-me-pajisje

sahatciu:-edhe-68-fermere-te-tjere-mbeshteten-me-pajisje

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se edhe 68 fermerë janë mbështetur me pajisje për shtimin e prodhimit në tokat për prodhim.

Pajisjet mbështetëse të ndara për fermerët janë frezë për traktor, rotoballer për konzervimin e berit dhe mbështjellës me folie për rotoballer, shpërndarës të plehut të shtallës dhe mikser për ushqim voluminoz të kafshëve.

Sahatçiu tha se edhe pse ky sezon mbaroi mbarë për qindra fermerë, viti i ardhëm i pret me më shumë punë dhe buxhet për subvensionet për zhvillim rural.

“Platori me ekipin e tij në Drejtoria e Bujqësisë po vazhdojnë punën e mirë me lidhjen e kontratave dhe shpërndarjen e subvensioneve të fituara nga shpalljet publike.  Vjeshta filloi mbarë për qindra fermerë të Kryeqyteti Prishtina. Viti tjetër na pret me edhe më shumë buxhet për subvensione për zhvillim rural”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.