Krasniqi takohet me Lajçakun, i kërkon rol ndihmues për heqjen e masave ndaj Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Takimi ka ndodhur në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë. Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se bashkë kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë. […]

Krasniqi takohet me Lajçakun, i kërkon rol ndihmues për heqjen e masave ndaj Kosovës
krasniqi-takohet-me-lajcakun,-i-kerkon-rol-ndihmues-per-heqjen-e-masave-ndaj-kosoves

krasniqi-takohet-me-lajcakun,-i-kerkon-rol-ndihmues-per-heqjen-e-masave-ndaj-kosoves

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Takimi ka ndodhur në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë.

Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se bashkë kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë.

Ndërsa, thotë se i ka kërkuar Lajçakut rol ndihmues për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, takova edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre.

Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm./Front Online