Sekretari Blinken në Korenë e Jugut për takimin e nivelit të lartë për demokracinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi demokracinë, shkruan Zëri i Amerikës. Presidenti koreanojugor Yoon Suk Yeol është organizatori i takimit tre ditor, që nis punimet të hënën, me temë “Demokracia për gjeneratat e ardhshme”. Vizita e zotit Blinken në […]

Sekretari Blinken në Korenë e Jugut për takimin e nivelit të lartë për demokracinë
Antony Blinken, foto: Qeveria e RMV-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi demokracinë, shkruan Zëri i Amerikës.

Presidenti koreanojugor Yoon Suk Yeol është organizatori i takimit tre ditor, që nis punimet të hënën, me temë “Demokracia për gjeneratat e ardhshme”.

Vizita e zotit Blinken në Korenë e Jugut është ndalesa e parë e një turneu të shkurtër në Azi, që përfshin edhe Filipinet, ndërsa Shtetet e Bashkuara shtojnë përpjekjet për të forcuar lidhjet me këto dy vende të rëndësishme aleate.

Sipas autoriteteve në Korenë e Jugut, pjesëmarrësit në takimin e nivelit të lartë pritet të diskutojnë mbi kërcënimin digjital ndaj demokracisë, përfshirë dezinformimin dhe inteligjencën artificiale.