Shatri: Për dy vite janë larguar 40 mijë persona nga vendi, është lënduar ekonomia

Nga 1 janari edhe zyrtarisht bëhet liberalizmi i vizave për kosovarët. E kjo datë është shqetësuese sipas ish-ministrit të Financave, Haki Shatrit. Ai thotë se nga fluksi i qytetarëve për t’u larguar nga vendi s’do ketë vende të lira në aeroplanë. Sipas tij, në 2024 vendi do ballafaqohet me mungesën e fuqisë punëtore. “Mbas 1 […]

Shatri: Për dy vite janë larguar 40 mijë persona nga vendi, është lënduar ekonomia
shatri:-per-dy-vite-jane-larguar-40-mije-persona-nga-vendi,-eshte-lenduar-ekonomia

shatri:-per-dy-vite-jane-larguar-40-mije-persona-nga-vendi,-eshte-lenduar-ekonomia


Nga 1 janari edhe zyrtarisht bëhet liberalizmi i vizave për kosovarët.

E kjo datë është shqetësuese sipas ish-ministrit të Financave, Haki Shatrit.

Ai thotë se nga fluksi i qytetarëve për t’u larguar nga vendi s’do ketë vende të lira në aeroplanë.

Sipas tij, në 2024 vendi do ballafaqohet me mungesën e fuqisë punëtore.

“Mbas 1 janarin na pret situatë shqetësuese edhe ata që janë në punë e me paga të ulëta dhe ata që nuk janë në punë janë duke pritë hasret 1 janarin vetëm shtrenjtimi i biletave se s’do ketë vend në aeroplan me i nxan kosovarët. Do ballafaqohemi me mungesën e fuqisë punëtore, Qeveria nuk po merr asnjë hap”. 

Ish-ministri ka bërë të ditur se brenda dy viteve janë larguar 40 mijë persona nga vendi.

Shatri thotë se largimi i të rinjve po lëndon Kosovën ekonomikisht.

“Fatkeqësisht nga ASK kemi informata që dy vitet e fundit grup-mosha 15-40 është zvogëluar për 40 mijë persona për dy vite ku kjo moshë është më e përshtatshme e produktive për punë janë larguar. Largimi i 40 mijë personave për dy vite e ka lënduar ekonominë janë larguar personat që nuk mund të kompensohen për 4 vite tjera me kusht që mos mu largu askush”, tha Shatri për Front Online.