Shefi i zyrës së BE’së dhe Ambasadori Rohde i kërkojnë Qeverisë t’i ndalë sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zbatimi selektiv i ligjit (a la carte) nuk i hap derën Kosovës as në Këshillin e Europës as në Bashkimin Europian. Ai e kishte fjalën për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Rohde tha se këtu e ka shqetësimin e njëjtë me […]

Shefi i zyrës së BE’së dhe Ambasadori Rohde i kërkojnë Qeverisë t’i ndalë sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese
shefi-i-zyres-se-be’se-dhe-ambasadori-rohde-i-kerkojne-qeverise-t’i-ndale-sulmet-ndaj-gjykates-kushtetuese

shefi-i-zyres-se-be’se-dhe-ambasadori-rohde-i-kerkojne-qeverise-t’i-ndale-sulmet-ndaj-gjykates-kushtetuese

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zbatimi selektiv i ligjit (a la carte) nuk i hap derën Kosovës as në Këshillin e Europës as në Bashkimin Europian.

Ai e kishte fjalën për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Rohde tha se këtu e ka shqetësimin e njëjtë me kolegun e tij, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili dje u takua me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.

“Ndaj edhe këtu shqetësimin e kolegut tim të BE-së. Sundimi i ligjit “à la carte” nuk e hap as rrugën drejt Këshillit të Europës as Bashkimit Europian! Mbështetja e Kosovës në rrugën e saj të integrimit europian është e përzemërt, por edhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Rohde në X, duke shpërndarë edhe postimin e Szunyog.

 

 

Ky i fundit në takim me kryetaren Arta Rama Hajrizi ka theksuar se Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik.

“Për të mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për rastin e Manastirit të Deçanit”, ka shkruar dje Szunyog në X.