SPORT

Flamuri shqiptar në tribuna, ndërpritet ndeshja Brescia – Vojvodina

Një kaos ka ndodhur në ndeshjen miqësore mes Brecias dhe Vojvodiës.

Ndeshja miqësore ndërmjet Brescias dhe Vojvodinas është ndërprerë në pjesën e dytë, pasi dhjetëra huliganë serbë kanë hyrë në fushë për t’u konfrontuar me disa persona që nxorën flamurin shqiptar.

Incidenti ka ndodhur të shtunën në Orzinuovi, ku ishte caktuar të zhvillohej takimi në periudhën kur klubet po pushojnë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Brescia ishte në epërsi prej 2-1 me golat e Alfredo Donnarumma dhe Davide Bisoli, ndërkohë që edhe ne pjesën e parë kishte pasur incidente, pasi që skuadra e Vojvodinas përkohësisht e kishte lëshuar fushën në formë proteste, sepse trajneri i tyre ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Problemi i vërtetë ndodhi kur në anën tjetër të tribunave disa nga spektatorët kishin filluar ta valonin flamurin shqiptar, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Rreth 20 tifozë serbë invaduan fushën në përpjekje të t’i sulmonin ata që e mbanin flamurin kuqezi. Fatmirësisht, policia interven..

Një kaos ka ndodhur në ndeshjen miqësore mes Brecias dhe Vojvodiës.

Ndeshja miqësore ndërmjet Brescias dhe Vojvodinas është ndërprerë në pjesën e dytë, pasi dhjetëra huliganë serbë kanë hyrë në fushë për t’u konfrontuar me disa persona që nxorën flamurin shqiptar.

Incidenti ka ndodhur të shtunën në Orzinuovi, ku ishte caktuar të zhvillohej takimi në periudhën kur klubet po pushojnë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Brescia ishte në epërsi prej 2-1 me golat e Alfredo Donnarumma dhe Davide Bisoli, ndërkohë që edhe ne pjesën e parë kishte pasur incidente, pasi që skuadra e Vojvodinas përkohësisht e kishte lëshuar fushën në formë proteste, sepse trajneri i tyre ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Problemi i vërtetë ndodhi kur në anën tjetër të tribunave disa nga spektatorët kishin filluar ta valonin flamurin shqiptar, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Rreth 20 tifozë serbë invaduan fushën në përpjekje të t’i sulmonin ata që e mbanin flamurin kuqezi. Fatmirësisht, policia intervenoi duke penguar çfarëdo kontakti të dy palëve.

Dhe për shkak të shqetësimeve të sigurisë, ndeshja u ndërpre, kësaj radhe përgjithmonë.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top