Mexhiti: Jemi fitues absolut i zgjedhjeve në kampin shqiptar

Izet Mexhiti nga koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN”, deklaroi se janë fitues absolut të zgjedhjeve parlamentare në kampin shqiptar, transmeton Portalb.mk. “Koalicioni VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar”, tha Izet Mexhiti, njëri nga liderët e “VLEN”-it. Ai shtoi se institucionet që kishin obligim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ishin në shërbim të BDI-së. Përgjegjësi […]

Mexhiti: Jemi fitues absolut i zgjedhjeve në kampin shqiptar
Vlen, Izet Mexhiti. Foto printscreen

Izet Mexhiti nga koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN”, deklaroi se janë fitues absolut të zgjedhjeve parlamentare në kampin shqiptar, transmeton Portalb.mk.

“Koalicioni VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar”, tha Izet Mexhiti, njëri nga liderët e “VLEN”-it.

Ai shtoi se institucionet që kishin obligim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ishin në shërbim të BDI-së. Përgjegjësi për dhunimin e votës do të ketë.

“Maskat ranë përfundimisht, BDI duke bojkotuar zgjedhjet presidenciale, parti që thotë që do të na dërgojë në Evropë”, tha Mexhiti.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)