SPORT

Humbja nga Napoli, Conte shpërthen me deklarata, ja kë e fajëson

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është ankuar se Napoli i Gennaro Gattusos u mbrojt tërë kohën, me sulmuesin Dries Mertens që e markoi mesfushorin Marcelo Brozovic, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.

Fabian Ruiz me një gol të mrekullueshme ia siguroi fitoren 1:0 skuadrës së Gennaro Gattusos në gjysmëfinalen e parë të mërkurën në Giuseppe Meazza, raporton express.

Interi nuk qe në gjendje ta thyejë mbrojtjen e ngjeshur të vizitorëve dhe do t’i duhet të punojë fortë për ta siguruar finalen në ndeshjen e kthimit në Sao Paolo.

“Napoli erdhi këtu për të luajtur ndeshje shumë mbrojtëse, me Dries Mertnes që e markoi Marcelo Brozovicin dhe duke i mbuluar të gjitha hapësirat”, tha Conte për Rai Sport.

“Unë e uroj Napolin, strategjia përfundimisht i funksionoi, duke parë që fituan”, shtoi ai.

Zikaltrit u mposhtën vetëm pak ditë pasi e munden Milanin me rikthim sensacional në derbin e Milanos.

“Derbi na mori shumë energji, fizikisht dhe veçanërisht në aspektin psikologjik..

“Derbi na mori shumë energji, fizikisht dhe veçanërisht në aspektin psikologjik. I bëra pesë ndryshime për të sjellë në fushë këmbë të freskëta, por Napoli e ka mundur Juventusin, Lazion dhe Liverpoolin këtë sezon, që nënkupton se kjo skuadër ka shumë cilësi”, theksoi Conte.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top