Studentët duhet të vazhdojnë bursat e tyre në tetor

Përfituesit e të drejtës së bursës studentore të fituar në një nga vitet e kaluara akademike dhe që plotësojnë kushtet për vazhdimin e saj, mund të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), transmeton Portalb.mk. Afati i vazhdimit të bursave është nga 1 deri më 30 tetor. Përfituesi i bursës duhet të dorëzojë […]

Studentët duhet të vazhdojnë bursat e tyre në tetor
Radhët me studentë që regjistrohen në FSHIIK, 12 shtator 2023; Foto: Meta.mk

Përfituesit e të drejtës së bursës studentore të fituar në një nga vitet e kaluara akademike dhe që plotësojnë kushtet për vazhdimin e saj, mund të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), transmeton Portalb.mk.

Afati i vazhdimit të bursave është nga 1 deri më 30 tetor. Përfituesi i bursës duhet të dorëzojë vërtetim për semestrin e ardhshëm të regjistruar, pra vitin e studimit dhe një vërtetim për provimet e planifikuara dhe të mbartura me sukses nga vitet e kaluara, si dhe indeks si dëshmi se ka kaluar 80 ose 90 përqind të provimeve të planifikuara, në varësi të llojit të bursës. Me këto dokumente duhet të vërtetohet se studenti ka ruajtur suksesin mesatar të studimeve, sipas marrëveshjes së bursës.

Dokumentet dorëzohen në mënyrë elektronike duke ngarkuar dokumentacionin përkatës në “e-uslugi” (e-shërbime) të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit informoi se për çdo informacion apo pyetje, studentët mund të kontaktojnë në e-mailin [email protected].