Sulm me dron detar në portin rus të Novorossiysk në Detin e Zi

Shpërthime gjatë natës janë regjistruar pranë portit rus të Novorossiysk në Detin e Zi. Pamjet e postuara në mediat sociale duket se tregojnë shpërthime të forta në port, i cili është një qendër kryesore për eksportet ruse, raporton BBC, transmeton Portalb.mk. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se e ka zmbrapsur atë, që sipas tyre […]

Sulm me dron detar në portin rus të Novorossiysk në Detin e Zi
Anije luftarake, foto: Razihusin në Canva

Shpërthime gjatë natës janë regjistruar pranë portit rus të Novorossiysk në Detin e Zi. Pamjet e postuara në mediat sociale duket se tregojnë shpërthime të forta në port, i cili është një qendër kryesore për eksportet ruse, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se e ka zmbrapsur atë, që sipas tyre është një sulm ukrainas në bazën e tyre detare. Thuhet se dronët janë vërejtur dhe janë shkatërruar nga anije ruse që ruanin portin e jashtëm të bazës.

Pas sulmit, porti ndaloi përkohësisht lëvizjen e anijeve, raportoi Reuters.

Dronët detarë janë anije të vogla pa pilotë që operojnë në ose nën sipërfaqen e ujit.

Një hulumtim i “BBC Verify” zbuloi se Ukraina kishte kryer të paktë 10 sulme detare me dronë, që anijet luftarake dhe bazën detare ruse në Sevastopol, si dhe portin e Novorossiysk.

Burimet e CNN nga mbrojtja ukrainase kanë thënë se dronët detarë u përdorën gjithashtu në sulmin në urën e Krimesë në korrik.

Përleshjet në det janë bërë më të shpeshta javët e fundit pasi Rusia u tërhoq nga një marrëveshje e OKB-së që lejonte eksporte të sigurta të grurit midis Rusisë dhe Ukrainës nga deti.

Në fillim të kësaj jave, Rusia sulmoi portet kryesore të Detit të ZiOdessa dhe Chernomorsk, ku autoritetet thanë se 60,000 tonë drithë u shkatërruan, si dhe portet në lumin Danub.

Sekretari shtetëror amerikan Anthony Blinken dje u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’i porosisin Rusisë që të ndalojë përdorimin e Detit të Zi dhe grurit të Ukrainës si shantazh dhe të ndalojë trajtimin e njerëzve të uritur dhe të pambrojtur në botë si levë në luftë, raporton Guardian.

Diplomati më i lartë amerikan e kritikoi Rusinë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për injorimin e thirrjeve globale dhe tërheqjen nga marrëveshja njëvjeçare që i lejonte Ukrainës të transportonte më shumë se 32 ton drithë nga portet e Detit të Zi në vendet e varfra.