Sveçla demantohet nga ndërkombëtarët, Çitaku: Me këtë qasje aventureske po rrezikohet Kosova

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas demanteve nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, të deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kishte koordinim me ndërkombëtarët për shpalljen e grupeve “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veirut” si organizata terroriste. Çitaku përmes një postimi në Facebook pyeti se […]

Sveçla demantohet nga ndërkombëtarët, Çitaku: Me këtë qasje aventureske po rrezikohet Kosova

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas demanteve nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, të deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kishte koordinim me ndërkombëtarët për shpalljen e grupeve “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veirut” si organizata terroriste.

Çitaku përmes një postimi në Facebook pyeti se “Nëse për çështje kaq të ndjeshme të sigurisë qeveria nuk koordinohet me SHBA, U.K dhe Gjermaninë, e megjithatë deklarohet se ka pasur koordinim me ndërkombëtarët, pyetja është me kë janë bashkërenduar?!!! Me cilët ndërkombëtarë?”.

Ajo u shpreh se me Qeverinë Kurti çdo ditë e më shumë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Me këtë qasje avantureske nuk po rrezikohet vetëm veriu i vendit, por tërë Kosova dhe gjithçka që është arritur me shumë mund dhe sakrificë”, shkroi ajo.

Gjatë ditës së djeshme, grupet “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ka pasur koordinim me aleatët për këtë vendim.