Tahiri: Do propozojmë një komision hetimor për zjarrin në IML dhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se javën tjetër do të propozojnë themelimin e një komisioni hetimor për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por që komisioni do të ngarkohet edhe me hetimin e zhdukjes së mostrave në rastin e Astrit Deharit. Tahiri akuzoi partinë në pushtet se po hesht që […]

Tahiri: Do propozojmë një komision hetimor për zjarrin në IML dhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit
tahiri:-do-propozojme-nje-komision-hetimor-per-zjarrin-ne-iml-dhe-zhdukjen-e-mostrave-te-astrit-deharit

tahiri:-do-propozojme-nje-komision-hetimor-per-zjarrin-ne-iml-dhe-zhdukjen-e-mostrave-te-astrit-deharit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se javën tjetër do të propozojnë themelimin e një komisioni hetimor për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por që komisioni do të ngarkohet edhe me hetimin e zhdukjes së mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Tahiri akuzoi partinë në pushtet se po hesht që tri vjet prej se ka ardhur në pushtet për rastin e aktivistit të tyre.

“Asnjëherë s’e kemi pasë një raport të qartë se çka ndodhi me mostrat e rastit Dehari. Pra, tani e tutje e kemi parë një heshtje, një qetësi absolute nga VV, duke mos e trajtuar asnjëherë rastin Dehari. Pra, ju kemi pritur për tri vite për ta trajtuar një çështje të tillë”.

Tahiri ka thënë se Vetëvendosje ka bërë përpjekje në vazhdimësi që të pengojë punën e IML-së.

“Prej ardhjes së VV në pushtet, kemi parë përpjekje të vazhdueshme të këtyre njerëzve për të penguar punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Para disa kohësh jeni ballafaquar me një tendencë për zjarrvënie, e cila fatmirësisht ishte e pasuksesshme. Pas një kohe u ballafaquam me humbjen e mostrave të rastit Dehari, pra pikërisht kur ishte në drejtimin e Vetëvendosjes ky institucion humben mostrat e rastit Dehari. Hiç më larg se në këtë javë u ballafaquam me një dëm jashtëzakonisht të madh me një zjarrvënie të dyshimtë, i cili përpos që krijoi dëme milionëshe në kuadër të këtij instituti, pra ende nuk e kemi të qartë se cilat janë dëmet që ky zjarr i ka shkaktuar në punën përmbajtjesore të këtij instituti. Pra, çfarë raportesh, çfarë ekspertizash janë djegur në këtë periudhë.  A është e vërtetë që mbetjet mortore të heroit tonë kombëtar Isa Boletini janë djegur. A është e vërtetë që mustaqet e komandantit legjendar, Adem Jashari, janë djegur?”.

Ai tha se përgjegjësit duhet të tregojnë se çfarë raporte dhe çfarë ekspertiza janë djegur për raste të dyshimta janë zhdukur nga kjo djegie.

“Ne, Grupi Parlamentar i PDK-së, do të propozojmë një komision hetimor, që do të hetojë dëmet që ka shkaktuar zjarri në IML. Ju që po i mbani të fshehta, qytetarët duhet të dinë. Duhet të hetojë edhe po ashtu edhe humbjen e mostrave të rastit Dehari, para pak ditësh patëm edhe përvjetorin e vdekjes së zotëri Dehari dhe ne do të kërkojmë bashkë me ju që t’i dëgjojmë të gjitha dëshmitë se si ka ardhur deri te zhdukja e mostrave. Javën që vjen do të propozojmë themelimin e këtij komisioni”.