Canaj: Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë – s’kthehet në pikën zero

Ish-diplomati i Kosovës, Blerim Canaj, ka thënë se pavarësisht agresionit serb në veri të Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë dhe nuk do të kthehet në pikën zero. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se ajo çfarë mund të ndryshojë është qasja. “Përkundër shumë zhurmave se a duhet të vazhdohet me dialogun […]

Canaj: Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë – s’kthehet në pikën zero
canaj:-dialogu-kosove-serbi-do-te-vazhdoje-–-s’kthehet-ne-piken-zero

canaj:-dialogu-kosove-serbi-do-te-vazhdoje-–-s’kthehet-ne-piken-zero

Ish-diplomati i Kosovës, Blerim Canaj, ka thënë se pavarësisht agresionit serb në veri të Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë dhe nuk do të kthehet në pikën zero.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se ajo çfarë mund të ndryshojë është qasja.

“Përkundër shumë zhurmave se a duhet të vazhdohet me dialogun apo jo, unë mendoj se do të vazhdohet me dialogun, natyrisht se dialogu do të ndryshojë pak a shumë qasjen dhe formën, mirëpo nuk e besoj në asnjë moment që e gjitha që është arritur deri tash në dialog, ata do ta hedhin dhe do të fillojnë tash prej zeros”, ka thënë Canaj.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë e kujdesshme që të bashkë-funksionojë me ata të cilët ka bashkë-funksionuar kur e ka ndërtuar shtetin.

“Mos të harrojmë një send që tani ndoshta tingëllon paksa rëndë kjo. Mirëpo kur e shohim gjeopolitikën dhe tendencën e ndryshimit të forcave, mos të harrojmë që gjithmonë në histori kur ka pasur këso ndryshimesh të cilat zakonisht kanë filluar në Evropë, shpesh herë shtetet e vogla nuk kanë ekzistuar më”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka thënë se tendenca e disa vendeve është që të fillojnë me diçka të tillë dhe Kosova pastaj duhet ta dijë se ku, si dhe me çka po radhitet.