Tahiri: Do ta dërgojmë në Kushtetuese ligjin për Fondin Sovran, cenon Kushtetutën

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me votimin që është për për Ligjin për Fondin Sovran. Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se me këtë ligj cenohen parimet themelore të organizimit ekonomik të Republikës, si konkurrenca e lirë, liria ekonomike, trajtimi i […]

Tahiri: Do ta dërgojmë në Kushtetuese ligjin për Fondin Sovran, cenon Kushtetutën
tahiri:-do-ta-dergojme-ne-kushtetuese-ligjin-per-fondin-sovran,-cenon-kushtetuten

tahiri:-do-ta-dergojme-ne-kushtetuese-ligjin-per-fondin-sovran,-cenon-kushtetuten

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me votimin që është për për Ligjin për Fondin Sovran.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se me këtë ligj cenohen parimet themelore të organizimit ekonomik të Republikës, si konkurrenca e lirë, liria ekonomike, trajtimi i barabartë i investitorëve.

“Ky ligj, qindra miliona euro koncentron në duart e një grupi të pushtetit, ndërsa mijëra punëtorë të ndërmarrjeve rrezikojnë të mbesin në rrugë, duke i zëvendësuar me militantë partiak e me familjarë të pushtetarëve”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i tij i plotë:

Në seancat e djeshme të Kuvendit, shumica parlamentare rikonfirmoi angazhimin kundër rendit kushtetues.

I tillë ishte rasti me miratimin e Ligjit për Fondin Sovran, me të cilin cenohen parimet themelore të organizimit ekonomik të Republikës, si konkurrenca e lirë, liria ekonomike, trajtimi i barabartë i investitorëve.

Me këtë ligj, mëtohet të krijohet një megastrukturë burokratike që dëmton buxhetin e shtetit, krijon pasiguri juridike dhe mbi të gjitha cenon vlerën kushtetuese të sundimit të ligjit, sepse në organizimin dhe funksionimin e tij, nuk do të zbatoj as ligjin bazik për ndërmarrjet publike, as ligjin e punës, as të prokurimit publik por do të qeveriset sipas tekeve të kuazi ekspertëve të shitur.

Ky ligj, qindra miliona euro koncentron në duart e një grupi të pushtetit, ndërsa mijëra punëtorë të ndërmarrjeve rrezikojnë të mbesin në rrugë, duke i zëvendësuar me militantë partiak e me familjarë të pushtetarëve.

Prandaj, do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, ku me argumentet juridike do të angazhohemi për ta rrëzuar edhe këtë ligj, që bazën ideologjike e ka në ekonomitë komuniste.

Ndërsa dje shumica parlamentare, po ashtu, pas një cirku votimesh, miratoi edhe shkarkimin e anëtarit të Këshillit Prokurorial nga radha e profesorëve univeristar, Prof. Dr. Agron Beka dhe ky vendim paraqet përpjekjen e radhës për të bllokuar këtë institucion të pavarur kushtetues, që më pas ta kapin dhe nënshtrojnë.

Edhe ky vendim përbën cenim arbitar të pavarësisë dhe punës së KPK-së, dhe si grup paralamentar, ashtu siç jemi angazhuar në raste të tjera, edhe kësaj radhe nuk do të lejojmë prishjen e parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve duke e dërguar të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese.