Takimi i Escobarit me opozitën, Krasniqi: Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar pas takimit që liderët opozitar kanë pasur me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social ka treguar se kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për […]

Takimi i Escobarit me opozitën, Krasniqi: Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend
takimi-i-escobarit-me-opoziten,-krasniqi:-biseduam-per-zhvillimet-aktuale-politike-ne-vend

takimi-i-escobarit-me-opoziten,-krasniqi:-biseduam-per-zhvillimet-aktuale-politike-ne-vend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar pas takimit që liderët opozitar kanë pasur me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social ka treguar se kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë.

Sipas tij, partneriteti me SHBA-të është i pa alternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik.

Postimi i tij i plotë:

Komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës.

Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë.

Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj, partneriteti ynë është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik./Front Online