Të paktën 38 persona humbën jetën në sulmet izraelite në qytetin sirian të Alepos

Sulmet e mbrëmshme izraelite në qytetin verior të Sirisë, Aleppo, vranë të paktën 38 persona, duke përfshirë luftëtarë të lëvizjes libaneze Hezbollah, transmeton Portalb.mk. Më herët, Ministria e Mbrojtjes siriane njoftoi se disa zona brenda dhe përreth qytetit u goditën gjatë sulmeve izraelite, duke vrarë një numër të caktuar civilësh dhe ushtarësh. Pas sulmit të […]

Të paktën 38 persona humbën jetën në sulmet izraelite në qytetin sirian të Alepos
Lufta në Siri. bombardime, foto: Agjencia Anadollu (AA)

Sulmet e mbrëmshme izraelite në qytetin verior të Sirisë, Aleppo, vranë të paktën 38 persona, duke përfshirë luftëtarë të lëvizjes libaneze Hezbollah, transmeton Portalb.mk.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes siriane njoftoi se disa zona brenda dhe përreth qytetit u goditën gjatë sulmeve izraelite, duke vrarë një numër të caktuar civilësh dhe ushtarësh.

Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, Izraeli i shtoi sulmet e tij ndaj bazave të grupeve pro-iraniane në territorin e Sirisë. Në disa operacione janë shënjestruar edhe pozicionet e mbrojtjes ajrore siriane dhe të ushtrisë.

Izraeli ka kryer veprime të ngjashme për vite me radhë në Siri.