Të shtëna me armë në Vushtrri, s’ka të arrestuar

Një person ka njoftuar policinë se një i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje dhe sipas tij, është larguar në drejtim të panjohur. Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast nuk ka të arrestuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se një person i panjohur nga […]

Të shtëna me armë në Vushtrri, s’ka të arrestuar
te-shtena-me-arme-ne-vushtrri,-s’ka-te-arrestuar

te-shtena-me-arme-ne-vushtrri,-s’ka-te-arrestuar

Një person ka njoftuar policinë se një i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje dhe sipas tij, është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast nuk ka të arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se një person i panjohur nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.