Tentoi të fusë mallra kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari nga Prishtina

Policia e Kufirit në Morinë ka arrestuar shtetasin kosovar H.D. pasi tentoi të fuste kontrabandë mallra të ndryshme në Shqipëri. Gjatë kontrolleve në hyrje të Shqipërisë, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, banues në Prishtinë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e […]

Tentoi të fusë mallra kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari nga Prishtina
tentoi-te-fuse-mallra-kontrabande-ne-shqiperi,-arrestohet-39-vjecari-nga-prishtina

tentoi-te-fuse-mallra-kontrabande-ne-shqiperi,-arrestohet-39-vjecari-nga-prishtina

Policia e Kufirit në Morinë ka arrestuar shtetasin kosovar H.D. pasi tentoi të fuste kontrabandë mallra të ndryshme në Shqipëri.

Gjatë kontrolleve në hyrje të Shqipërisë, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, banues në Prishtinë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.