Tifozët e Milanit e gjuajtën Donnarumman me para, ky ishte reagimi epik i Mbappes

Reagimi epik i Mbappes pasi tifozët e Milanit e gjuajtën Donnarumman me para. Gianluigi Donnarumma nuk ka pasur pritjen më të mirë të mundshme në San Siro në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij AC Milan. Rossonerët kanë mposhtur Paris Saint Germain me rezultat 2-1, derisa Donnarumma është gjuajtur me dollarë nga tifozët vendas në shenj […]

Tifozët e Milanit e gjuajtën Donnarumman me para, ky ishte reagimi epik i Mbappes

Reagimi epik i Mbappes pasi tifozët e Milanit e gjuajtën Donnarumman me para.

Gianluigi Donnarumma nuk ka pasur pritjen më të mirë të mundshme në San Siro në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij AC Milan.

Rossonerët kanë mposhtur Paris Saint Germain me rezultat 2-1, derisa Donnarumma është gjuajtur me dollarë nga tifozët vendas në shenj proteste për largimin e tij në vitin 2021.

Tifozët e quajtën atë ‘Dollarumma’ sepse ai nuk nënshkroi një kontratë të re me Milanin, që do të thoshte se klubi humbi një tarifë të madhe transferimi.

Paratë e ‘Dollarumma’ u hodhën pasi ultrasët e Milanit i dërguan një mesazh Donnarummas pak para ndeshjes.

Sipas Football Italia , tifozët shkruan: “Ne prisnim mirënjohje nga dikush që si ne tha se kishte vetëm Milanin në zemër, megjithëse i vetëdijshëm se në futbollin e sotëm është e vështirë t’i rezistosh thirrjeve të caktuara”.

“Me siguri edhe Milani meritonte njohjen nga Donnarumma për gjithçka që klubi kishte bërë për të, pasi e zgjodhi atë, e rriti dhe nisi karrierën e tij në Serie A”.

Gjatë momentit kur paratë po binin në drejtim të Donnarumas, kamerat kanë kapur edhe reagimin e Mbappes për paratë e ‘Dollarumma’.

Francezi qeshte dhe uli kokën poshtë duke iu dukur një gjest qesharak.