Trajtimi me prioritet i rasteve të dhunës në familje temë e diskutimi mes Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorëve

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga prokurorja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,  Sevdije Morina, njëkohësisht koordinatore për rastet e dhunës në familje, së bashku me prokurorët-koordinatorë për rastet e dhunës në familje nga të gjitha prokuroritë themelore në vend. Në këtë takim u […]

Trajtimi me prioritet i rasteve të dhunës në familje temë e diskutimi mes Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorëve
trajtimi-me-prioritet-i-rasteve-te-dhunes-ne-familje-teme-e-diskutimi-mes-kryeprokurorit-te-shtetit-dhe-prokuroreve

trajtimi-me-prioritet-i-rasteve-te-dhunes-ne-familje-teme-e-diskutimi-mes-kryeprokurorit-te-shtetit-dhe-prokuroreve

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga prokurorja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,  Sevdije Morina, njëkohësisht koordinatore për rastet e dhunës në familje, së bashku me prokurorët-koordinatorë për rastet e dhunës në familje nga të gjitha prokuroritë themelore në vend.

Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët në punën përditshme lidhur më trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe nevojën për të bërë tejkalimin e këtyre sfidave.

Pas diskutimeve të përbashkëta, e me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kryerjes së këtyre veprave penale u nxorën edhe konkluzionet që prokurorët e shtetit, në secilin rast ku ka bazë ligjore, të kërkojnë caktimin e paraburgimit për rastet e dhunës në familje dhe armëmbajtjeve pa leje, si dhe të zbatojnë në mënyrë strikte udhëzuesin për politikë ndëshkimore.

Po ashtu konkluzion edhe i këtij takimi ishte që me qëllim të krijimit të kushteve për realizim të mandatit të Prokurorit të Shtetit për hetimin e këtyre veprave penale tu adresohen kërkesat institucioneve tjera për: shtimin e mjeteve buxhetore sa i përket shtimit të numrit të mbrojtësve të viktimave; shtimin e strehimoreve për vendosjen e viktimave, rritjen e kapaciteteve në Agjencinë për Forenzikë të Kosovës, si dhe shtimin e kapaciteteve në Institutin për Forenzikë Psikiatrike.

Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe nëpër të gjitha Prokuroritë Themelore, për rastet e dhunës në familje, janë të caktuar koordinatorë nga radhët e prokurorëve, të cilët merren ekskluzivisht me këto raste dhe të cilët vazhdojnë me përkushtim dhe me urgjencë të trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje.