Transportin ajror në Maqedoninë e Veriut vetëm për tre muaj e kanë shfrytëzuar 603 mijë udhëtarë

Në Maqedoninë e Veriut mbi 603 mijë udhëtarë e kanë shfrytëzuar transportin ajror në tre muajt e parë të vitit 2024, duke shënuar rritje, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e parë të Stacionit policor për kontrolle kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar”, në lidhje me punën e kësaj njësie organizative, vërejmë një fluks të shtuar të udhëtarëve krahasuar me […]

Transportin ajror në Maqedoninë e Veriut vetëm për tre muaj e kanë shfrytëzuar 603 mijë udhëtarë
Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut mbi 603 mijë udhëtarë e kanë shfrytëzuar transportin ajror në tre muajt e parë të vitit 2024, duke shënuar rritje, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë të Stacionit policor për kontrolle kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar”, në lidhje me punën e kësaj njësie organizative, vërejmë një fluks të shtuar të udhëtarëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me gjithsej 603.537 të regjistruar”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Gjysma e udhëtarëve të regjistruar janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Lidhur me veprat e regjistruara penale, shënojmë  dy raste të zbuluara të dokumenteve të falsifikuara. Janë paraqitur 65 kallëzime kundërvajtëse dhe janë kryer 92 kontrolle të personave, 14 persona janë privuar nga liria, 78 persona janë ndaluar”, raportoi Policia në lidhje me transportin ajror gjatë këtyre tre muajve.