Tre futbollistë të Chelseat në pritje të zyrtarizimit në Arabinë Saudite

Dyshja e Chelseat, Kalidou Koulibaly dhe Edouard Mendy, janë duke i kompletuar marrëveshjet për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. Mbrojtësi, i cili u transferua në vitin e kaluar nga Napoli për afro 40 milionë euro, pritet të nënshkruajë me Al Hilal. Raportohet se Blutë do të përfitojnë rreth 20 milionë euro për shitjen e […]

Tre futbollistë të Chelseat në pritje të zyrtarizimit në Arabinë Saudite

Dyshja e Chelseat, Kalidou Koulibaly dhe Edouard Mendy, janë duke i kompletuar marrëveshjet për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Mbrojtësi, i cili u transferua në vitin e kaluar nga Napoli për afro 40 milionë euro, pritet të nënshkruajë me Al Hilal. Raportohet se Blutë do të përfitojnë rreth 20 milionë euro për shitjen e tij.

Në anën tjetër, portieri 31 vjeçar do ta vazhdojë karrierën te klubi tjetër saudit, Al Ahli.

Agjenti i dy futbollistëve, Fali Ramadani, ndodhet në Londër për t’i finalizuar marrëveshjes.

Po ashtu, Hakim Ziyech është futbollisti tjetër i Chelseat që pritet ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Ai pritet të nënshkruajë me klubin e Cristiano Ronaldos, Al Nassr.