‘Unë besoj në Allah, po i fali 5 vaktet’, Fero njofton se ka heq dorë nga muzika për fe

Fero lë muzikën – arsyeja feja Reperi i njohur Fero, ka njoftuar që ka lënë muzikën, këtë njoftim e beri përmes Instagramit, duke shtjelluar arsyet përmes një përshkrimi. Njoftimi i plotë i reperit ‘Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën […]

‘Unë besoj në Allah, po i fali 5 vaktet’, Fero njofton se ka heq dorë nga muzika për fe

Fero lë muzikën – arsyeja feja

Reperi i njohur Fero, ka njoftuar që ka lënë muzikën, këtë njoftim e beri përmes Instagramit, duke shtjelluar arsyet përmes një përshkrimi.

Njoftimi i plotë i reperit

‘Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu.

Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam.

Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time. Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall.

Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë. Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.

Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë, do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar:

“Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.” Ez Zumer 53. Me respekt Feronit Shabani.’