Universiteti i Vlorës dhe ai i Barit nënshkruajnë Programin e Dyfishtë Bachelor

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë dhe Universiteti Politeknik i Barit në Itali kanë nënshkruar protokollin ekzekutiv për Programin e Dyfishtë Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”. E pranishme në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe minstrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Ajo tha se ky program është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin mes Universitetit […] The post Universiteti i Vlorës dhe ai i Barit nënshkruajnë Programin e Dyfishtë Bachelor appeared first on Newsbomb Albania.

Universiteti i Vlorës dhe ai i Barit nënshkruajnë Programin e Dyfishtë Bachelor

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë dhe Universiteti Politeknik i Barit në Itali kanë nënshkruar protokollin ekzekutiv për Programin e Dyfishtë Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”.

E pranishme në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe minstrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Ajo tha se ky program është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin mes Universitetit “Ismail Qemali” dhe Universitetit Politeknik të Barit.

Kushi tha se në këtë marrëveshje është mundësia që studentët shqiptarë të marrin pjesë në konferenca të përbashkëta me studentë italianë si dhe në projekte shkencore të universitetit. Ajo shtoi se shkëmbimi i pedagogëve dhe studentëve mes dy universiteteve tani është i mundur në kuadër të kësaj marrëveshje.

“Ky program është një mundësi për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy universiteteve, bashkëpunim që duhet të reflektohet jo vetëm në një program të dyfishtë, por edhe në konferenca të përbashkëta, në projekte kërkimore shkencore, shkëmbim pedagogësh e studentësh, në të gjitha aspektet e jetës universitare”, u shpreh ministrja.

Programi i Dyfishtë Bachelor do t’u japë mundësinë studentëve të dy vendeve për arsim modern dhe kompetenca shtesë studentëve të diplomuar. Ata do marrin dy diploma, një nga Universiteti “Ismail Qemali” dhe një nga Universiteti Politeknik i Barit. Këto diploma do u japin mundësinë studentëve për t’u përfshirë në tregun e përbashkët evropian.

Avantazhet kryesore që do të kenë studentët që do ndjekin këtë program:

  • Do të marrin dy tituj, një në Shqipëri dhe një në Itali.
  • Shumëfishimi i mundësive për t’u punësuar në tregun evropian.
  • Stimulimi i karrierës ndërkombëtare
  • Shmangia e procedurave burokratike për të vertetuar diplomën në një vend të huaj
  • Zbulimi i kulturave të reja
  • Zhvillimi i aftësive profesionale më të kërkuara nga kompanitë si zgjidhja e problemeve, puna në grup, fleksibiliteti, aftësitë organizative, kurioziteti etj.
  • Zgjerimi i rrjetit të kontakteve dhe zhvillimi i marrëdhënieve me miqësi ndërkombëtare.

The post Universiteti i Vlorës dhe ai i Barit nënshkruajnë Programin e Dyfishtë Bachelor appeared first on Newsbomb Albania.