Për samitin e NATO në Lituani, Rama dhe Mitsotakis takim “kokë më kokë”

Kryeminsitri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vilnius të Lituanës, ku edhe po mbahet samiti i NATO-s. Rama në këto momente po zhvillon një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ky takim i Ramës me Mitsotakis vjen në një kohë kur situata mes Greqisë dhe Shqipërisë është e tensionua. Deklarata dhe kundërdeklarata ka […] The post Për samitin e NATO në Lituani, Rama dhe Mitsotakis takim “kokë më kokë” appeared first on Newsbomb Albania.

Për samitin e NATO në Lituani, Rama dhe Mitsotakis takim “kokë më kokë”

Kryeminsitri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vilnius të Lituanës, ku edhe po mbahet samiti i NATO-s.

Rama në këto momente po zhvillon një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ky takim i Ramës me Mitsotakis vjen në një kohë kur situata mes Greqisë dhe Shqipërisë është e tensionua.

Deklarata dhe kundërdeklarata ka pasur mes ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe asaj të Shqipërisë pas arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri. Kujtojmë që Beleri u arrestua pak para zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën për shitblereje të votës.

Mirëpo arrestimi krijoi tensione mes dy shteteve pasi Athina zyrtare kërkoi që të respektohen vlerat europiane për minoritetin grek, teksa e quajtën të padrejtë arrestimin.

The post Për samitin e NATO në Lituani, Rama dhe Mitsotakis takim “kokë më kokë” appeared first on Newsbomb Albania.