Vdekja e Ali Lajçit, Konjufca: Ngushëllime familjes e të gjithë atyre që e njohën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryetari të LDK-së, Ali Lajçi. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me shumë pikëllim e moro lajmin se ka ndërruar jetë ish-deputeti Ali Lajçi. “Ai do të na mungojë të gjithëve, duke na lënë pas […]

Vdekja e Ali Lajçit, Konjufca: Ngushëllime familjes e të gjithë atyre që e njohën
vdekja-e-ali-lajcit,-konjufca:-ngushellime-familjes-e-te-gjithe-atyre-qe-e-njohen

vdekja-e-ali-lajcit,-konjufca:-ngushellime-familjes-e-te-gjithe-atyre-qe-e-njohen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryetari të LDK-së, Ali Lajçi.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me shumë pikëllim e moro lajmin se ka ndërruar jetë ish-deputeti Ali Lajçi.

“Ai do të na mungojë të gjithëve, duke na lënë pas veprimtarinë e tij të gjerë e të shënuar me kontributin e jashtëzakonshëm nëpër dekada. I burgosur politik që prej se u radhit mes organizatorëve të demonstratave të ’81-shit, ai e vazhdoi aktivitetin e tij patriotik në çdo formë, ashtu siç e kërkonte secila etapë deri te çlirimi dhe pavarësia e Kosovës”.

“Ai ishte edhe kryetar i komunës Komunës së Pejës dhe më pas deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ali Lajçi gjithmonë e përfaqësoi dhe e mbrojti interesin dhe përparimin e kombit e të shtetit tonë. Ngushëllime familjes, të gjithë atyre që e njohën, atyre që e patën mundësinë të ndajnë me të rrugëtimin e jetës dhe veprimtarinë e tij shembullore”, ka shkruar Konjufca.