Vdekja e mistershme e Artila Kamerit – Vëllai i saj akuzon institucionet se nuk ia kanë dorëzuar Raportin e Autopsisë

Rasti i 34-vjeçares, Artila Kameri, e cila vdiq pasi dyshohet se ra nga ballkoni i hotelit “Venus” në Graçanicë, vazhdon të mbetet mister. Familja Kameri nga Gjakova ende nuk po gjen qetësi. Rrethanat se si humbi jetën vajza e tyre nuk janë zbardhur akoma. Kjo pasi ende nuk është dorëzuar ende tek familja. Ndonëse nga […]

Vdekja e mistershme e Artila Kamerit –  Vëllai i saj akuzon institucionet se nuk ia kanë dorëzuar Raportin e Autopsisë

Rasti i 34-vjeçares, Artila Kameri, e cila vdiq pasi dyshohet se ra nga ballkoni i hotelit “Venus” në Graçanicë, vazhdon të mbetet mister. Familja Kameri nga Gjakova ende nuk po gjen qetësi. Rrethanat se si humbi jetën vajza e tyre nuk janë zbardhur akoma. Kjo pasi ende nuk është dorëzuar ende tek familja. Ndonëse nga Instituti bëjnë të ditur se raporti ka përfunduar dhe është në duart e prokurorisë.

Vëllai i Artiles, Adonisi shprehet i zhgënjyer me punën e institucioneve pasi sipas tij e kanë neglizhuar rastin. Ai thotë se familja është në pritje të një përgjigje.

Meshari Selimaj, avokati i familjes Kameri ka thënë se nuk kanë asnjë informatë lidhur me Raportin e Autopsisë. Sipas tij, është vonuar shumë dorëzimi i raportit tek familja e Artilës.

Ai thotë se nuk kanë asnjë informacion nga Prokuroria nëse e kanë pranuar raportin e autopsisë nga Mjekësia Ligjore.

Institutit i Mjekësisë Ligjore i ka thënë Insajderit se raporti i autopsisë së Artila Kamerit ka përfunduar dhe është dorëzuar tek prokurori i shtetit.

Vdekja misterioze e 34 vjeçares kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të 28 dhjetorit të vitit 2023.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshimet e para ishin se e njëjta kishte rënë nga kati i dytë i hotelit “Venus”. Gajtë kohës së qëndrimiin në dhomën e hotelit e ndjera ishte nën shoqërimin e 32 vjeçarit nga Peja, Asdren Begollit.

Prokuroria ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me hetimet për rastin.