Vrasja në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin që vrau me thikë një person në fshatin Dobërçan. Motivet ende janë të panjohura. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, i pandehuri D.T., me dashje, për motive […]

Vrasja në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin
vrasja-ne-gjilan,-kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin

vrasja-ne-gjilan,-kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin

Prokuroria në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin që vrau me thikë një person në fshatin Dobërçan.

Motivet ende janë të panjohura.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, i pandehuri D.T., me dashje, për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.B., duke e goditur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Indeksonline ka raportuar se i dyshuari është Dibran Tahiri, ndërsa viktima Armend Behluli.